Nis aventura sarde për Alen Sherrin, portieri me fanellën e Cagliarit përshëndet tifozët (video)

Alen Sherri kreu transferimin e bujshëm nga Egnatia te Cagliari. Aventura e re në Seria A ka emocionuar gardianin, që nuk humb kohë për të përshëndetur tifozët italianë.

“Përshëndetje tifozë, jam shumë i gëzuar që jam këtu. Shpresoj të shihemi së shpejti”, thotë Sherri. Me fanellën e Cagliarit, direkt nga stërvitja, Sherri nuk fsheh entuziasmin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cagliari Calcio (@cagliaricalcio)

Kujtojmë se nga Egnatia u largua për shifrën e 300 mijë eurove. Klubi rrogozhinas ka ruajtur ndërkohë dhe një pjesë të kartonit në rast rishitje.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës