“FC Internazionale Milano shpreh solidaritetin maksimal me tifozët e saj, të ardhur nga e gjithë Evropa dhe me bileta të rregullta aksesi për ndeshjen e mbrëmshme, Porto-Inter, të cilëve u është ndaluar hyrja në stadiumin Do Dragão”. Interi e sqaron në një shënim pas ngjarjeve të mbrëmshme në Porto!
“Pas një vendimi të njëanshëm nga Porto, shumë tifozë të Interit, duke përfshirë shumë familje me fëmijë, u ndanë në një zonë kontrolli pranë sektorit të mysafirëve dhe u mbajtën atje për të gjithë kohëzgjatjen e ndeshjes në të cilën ata nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë. duke i ekspozuar ata ndaj një gjendje e rëndë tensioni dhe rrezik potencial”.
Scandalo e pericolo al Do Dragao: queste le condizioni di tantissimi tifosi dell’#Inter, completamente ammassati, a cui è stato negato l’ingresso allo stadio. #portoInter pic.twitter.com/J53EkioiqA
— Simone Togna (@SimoneTogna) March 14, 2023
“FC Internazionale Milano i kërkon UEFA-s të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi dhe se situata të këtij lloji, në kontrast me parimet kardinale të sjelljes sportive, barazisë dhe përfshirjes, nuk do të ndodhin më kurrë, në mbrojtje të të gjithë tifozëve, pavarësisht nga besimi i dikujt në futboll dhe kombësia e origjinës”, përfundon klubi zikalter…
MARZO 2023, dopo i proclami di questo pomeriggio i 2500 tifosi sono stati convogliati TUTTI al settore ospiti, alcuni sono entrati, ma la maggior parte non entreranno mai, tra l’altro neanche tutti quelli che hanno i settore ospiti riescono ad entrare allo stadio, che schifo. pic.twitter.com/VqvdmgYjo6
— Amala (@AmalaTV_) March 14, 2023
Rasti i tifozëve të Interit që mbetën jashtë stadiumit do Dragao në mbrëmjen ku zikaltërit arritën të sigurojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të UEFAs, kundër Portos, vazhdon të jetë argument i dites… Disa tifozë të Interit nuk ishin në gjendje të hynin në objekt. Shumë prej tyre kishin bileta për sektorë të ndryshëm nga sektori pritës, ndërsa të tjerët do të kishin kuponin për sektorin e duhur. Për këtë temë ka ndërhyrë edhe UEFA, me një koment për atë që ka ndodhur. “UEFA është informuar se një numër i madh i tifozëve vizitorë kanë blerë bileta në seksionet vendase të stadiumit. Rregulloret e UEFA-s përcaktojnë që 5% e kapacitetit të stadiumit duhet t’i jepet skuadrës vizitore në një zonë të rezervuar për tifozët e tyre”, thuhet në një deklaratë të Federatës Evropiane të Futbollit.
UEFA shtoi më pas se “përgjegjësia për sigurinë dhe mbrojtjen e spektatorëve dhe politikat përkatëse të biletave përcaktohen nga organizatori i ndeshjes (Porto, ed) dhe nga autoritetet kompetente. Masat zbutëse janë diskutuar mes dy klubeve. UEFA aktualisht është duke e shqyrtuar rastin”. Sakaq, ka pasur edhe reagimet e para: “Na trajtuan më keq se kafshet! Pa ujë, pa bukë dhe duke qëndruar të ngjeshur aty. Nuk do futeni sepse jeni italiane thoshin. Vec kesaj, dikush edhe u godit, kishte familjare, te moshuar. Trajtim cnjerezor jashte stadiumit…”.