Ngjarje si në filma horror! Burri hyn në supermarket dhe sulmon me sëpatë 3 persona, dyshohet se…

by KLIKOJE.AL

Panik në një supermarket në Francë. Tre persona janë plagosur në qytetin e Zemonit i cili ndodhet në Francën veriore.

Një person i paidentifikuar ende, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe ka sulmuar me sëpatë tre persona.

Mediat lokale bëjnë gjithashtu me dije se dy prej tyre janë plagosur rëndë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të njejtat burime gjithashtu bëjnë me dije se, pas sulmit, burri ka tentuar të vrasë veten duke goditur veten me sëpatë.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihet ende nëse agresori kishte probleme të shëndetit mendor. Ndërsa nuk ka ende informacione për motivin e sulmit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.