NGJARJE HORROR/ Gjendet një trup pa kokë në një dhomë hoteli, burri me një valixhe të zezë… (DETAJE)

by KLIKOJE.AL

Ngjarje horror në Japoni. Trupi i pajetë i një burri është gjetur në një dhomë hoteli, por që i mungonte koka.

Trupi i cunguar besohet se i përket një 62-vjeçari vendas, raporton transmetuesi shtetëror NHK Neës. Hoteli ndodhet në lagjen e dritave të kuqe të Sapporo, një qytet në ishullin më verior japonez të Hokkaido. Trupi dyshohet se u gjet nga stafi në banjën e një dhome në katin e dytë të hotelit, raporton Sky News.

Sipas NHK News, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se tregonin një burrë që hynte me një person tjetër të shtunën mbrëma. Një person tjetër u pa duke u larguar vetëm nga hoteli rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.

Personi është parë duke u larguar me një valixhe të zezë që policia beson se kishte kokën dhe rrobat e viktimës.

Nga autopsia e trupit rezultoi se koka ishte prerë me mjet prerës kur viktima tashmë kishte vdekur. Policia është në kërkim të një personi që është parë duke dalë nga dhoma e hotelit, dhe më shumë se 200 oficerë thuhet se janë përfshirë në kërkim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.