228
ldorjana Loshi është efektivja e policisë që i dha fund jetës këtë të premte ndërsa ndodhej në banesë e vetme.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat ajo punonte prej një viti e gjysmë në komisariatin e Kamzës. Gjatë turnit të një dite më parë, mësohet se ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se ajo do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.
Mësohet se viktima jetonte vetëm në një banesë me qira në zonën e “Ali Demit”. Paraprakisht do hetohet nëse ajo ka qenë në depresion, teksa nuk përjashtohet pista që të ketë qenë duke pastruar armën dhe të ketë qëlluar veten aksidentalisht.