Ngjarje e rëndë në Itali/ Babai vret me thikë dy fëmijët, më pas i jep fund jetës! Ja si ka ndodhur ngjarja

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës në Itali. Mediat raportojnë se një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç.

Më pas, me të njëjtën thikë, mësohet se ai i ka dhënë fund edhe jetës.

Arsyet e kësaj ngjarje makabre janë ende të panjohura, por mediat raportojnë se 49-vjeçari ishte i ndarë nga gruaja e tij dhe fëmijët po kalonin disa ditë me babain.

Mësohet se ai i ka qëlluar me thikë fëmijët, ndërkohë që ata ishin në gjumë.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë per zbardhjen e rrethanave te krimit.

Burimi: Panorama.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.