199
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit në të cilin banonte, shtetasi S. M., 85 vjeç, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.