NGJARJE E RËNDË/ 30-vjeçari shqiptar përdhunon të miturën greke, ja si vëllai i vajzës gjeti mesazhet tronditëse në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Bëhet me dije se një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një shtetas shqiptar. Sipas mediave greke, i dyshuari është një 30-vjeçar, i cili komunikonte rregullisht me viktimën përmes rrjeteve sociale.

30-vjeçari ka arritur ta bindë që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar me të seksualisht. Pak ditë pas ngjarjes, vëllai i të miturës ka gjetur mesazhe në celularin e saj që përshkruanin veprimet rrëqethëse që kishte bërë, dhe ka njoftuar menjëherë nënën, e cila denoncoi ngjarjen.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent. Sakaq, shqiptari është shpallur në kërkim.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur