235
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi.
Bëhet me dije se një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një shtetas shqiptar. Sipas mediave greke, i dyshuari është një 30-vjeçar, i cili komunikonte rregullisht me viktimën përmes rrjeteve sociale.
30-vjeçari ka arritur ta bindë që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar me të seksualisht. Pak ditë pas ngjarjes, vëllai i të miturës ka gjetur mesazhe në celularin e saj që përshkruanin veprimet rrëqethëse që kishte bërë, dhe ka njoftuar menjëherë nënën, e cila denoncoi ngjarjen.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent. Sakaq, shqiptari është shpallur në kërkim.