NGJARJE E RËNDË/ 12-vjeçari në Tiranë qëllon në ajër me pistoletë, babai i tij publikon videon në rrjetet sociale!

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, teksa një 53-vjeçar ka rënë në pranga.

Mësohet se ai është arrestuar, pasi djali i tij, vetëm 12 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja është zbuluar pasi vetë babai ka publikuar një video të këtij momenti në rrjetet sociale. I mituri shihet si hap zjarr me pistoletën manovër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet djali i tij, një fëmijë 12-vjeçar, duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër.

Policia reagoi menjëherë pas identifikimit të videos, duke sekuestruar armën dhe 14 fishekët manovër si prova materiale.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në këtë çështje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.