Një shofer taksie i kompanisë “Blue Taxi” është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ngacmoi seksualisht një turiste franceze. Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por është mbajtur e fshehur nga kompania. Rasti u bë publik nga JOQ Albania pas disa provave që vet turistja dërgoi në redaksi nëpërmjet një mikut të saj.
“Po udhëtonim drejt Vlorës. Shoferi nisi të më bëjë komplimente duke më parë drejt e në sy e duke më thënë sa e bukur je. Më pas ai filloi të më prek nga krahët duke më thënë se kam lëkurë të bukur. Unë nisa të friksohem. Më pas ai po prekte veten dhe më pas nisi të zbërthejë pantallonat. Aty sërish preku veten dhe më nxori k*rin e tij. Kërkova që të zbres por ai nuk më lejoi dhe pasi këmbngula ai më ndaloi në një karburant”- tregon mes të tjerash turistja.
Pas publikimit të rastit në media, kompania pranoi se ishte në dijeni të rastit dhe se kishte pushuar nga puna shoferin. Ndërkohë së fundmi Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar shoferin 28-vjeçar. Fillimisht shtetasi E.C. u shpall në kërkim në qytetet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, dhe më pas është bërë arrestimi i tij.
@joqshqip Reagon Blue Taxi: Shoferin e pushuam nga puna Mjafton vetëm largimi nga puna i taksistit?#joqshqip ♬ Originalton – joq shqip
Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik në media, nuk dihej si do të vijonte me ngacmimet shoferi manjak, e aq më tepër Policia nuk do të kthente sytë për kontrolle edhe ndaj kompanive të shërbimit taksi. Në këto kushte turizmi dhe mikpritja shqiptare do të ishte një mit, pasi manjak të tillë na përbuzinë dinjitetin e kombit shqiptar.