Nga Washington Post te Prothema, mediat e huaja jehonë sulmit ndaj Berishës

Në protestën që u zhvillua ditën e sotme në Bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu.

Ky incident është pasqyruar edhe nga mediet e huaja, si Reuters, Washington Post,  Ansa.It, TGCom24, Prothema etj.

Reuters: Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare që po zhvillohet disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Washingtron Post: Lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar.

Euractiv: Pasoi një përleshje dhe Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një burrë në turmë dhe më pas u sulmua nga mbështetësit e liderit përpara se të arrestohej dhe shtrohej në spitalin e traumës së qytetit.

ANSA.IT: Ish-kryeministri shqiptar dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë – Sali Berisha, u sulmua sot nga një sulmues i panjohur teksa po shkonte në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama, me rastin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.

Capital.GR: Sali Berisha u sulmua nga një kalimtar i rastit teksa lideri i opozitës shqiptare drejtonte një demonstratë antiqeveritare me një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të kryeqytetit Tiranë.Demonstrata u mbajt pak metra larg vendit ku do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën sot në qytet teksa Shqipëria pret për herë të parë samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh së bashku liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Prothema: Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa lideri i opozitës shqiptare drejtonte një demonstratë antiqeveritare me një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës. Demonstrata u mbajt pak metra larg vendit ku do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Related posts

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025