Nga Turqia te kampionët e Gjeorgjisë, ish-futbollisti i Skënderbeut bën hapin e radhës (EMRI)

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara do të vijojë karrierën e tij në Gjeorgji, me kampionët e Dinamo Batumit. Futbollisti 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Keçiörengücü në pjesën e parë të sezonit, është prezantuar nga klubi gjeorgjian. Në 15 ndeshje, sulmuesi shënoi 2 gola.

Mara në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut ku edhe hodhi hapat e para si futbollist dhe luajti për pesë sezone, para se të kalonte në Turqi.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës