Nga Marca duke përfunduar te Sky Sport, vdekja e Dwamena-s bën jehonë në mediat europiane: I shënoi Interit

by KLIKOJE.AL

Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë. 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër. Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë. Vdekja e Dwamenas është pasqyryar edhe në mediat më prestigjoze europiane. ‘Sky Sport Italia” ka shkruar për sulmuesin, duke përmendur edhe golin që i shënoi Interit. Edhe gazeta spanjolle Marca shkruan: Raphael Dëamena, ish-lojtari i Zaragoza-s dhe Levantes vdes pasi ra pa ndjenja në një ndeshje në Shqipëri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.