Nga Italia në Suedi/ Eksportet e prodhimeve Shqiptare rritje me 300% në gusht

by KLIKOJE.AL

Eksportet e fruta-perimeve gjatë muajit gusht njohën një rritje prej 300% krahasuar me gushtin e vitit 2019.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, Bledi Çuçi gjatë një interviste në medie deklaroi se politikat e ndjekura nga kjo mazhorancë në këto vite në fushën e bujqësisë kanë bërë që të kemi një rritje të madhe të prodhimit dhe eksportit të prodhimeve bujqësore.

“Krahas rritjes së volumit të eksporteve këtë vit kemi patur edhe një cilësi më të mirë të produkteve në treg. Falë kësaj jemi bërë më të konkurueshëm”, tha ai.

Ministri informoi se rritjen më të madhe të eksporteve e ka shënuar grupi i fruta-perimeve.

“Krahasuar me gushtin e vitit 2019, në gusht të këtij viti kemi rritje me 300% të fruta-perimeve. Kemi eksportuar shalqi, pjepër, domate, kastravec”, deklaroi Çuçi.

Sipas tij, më së shumti produktet bujqësore shqiptare shkojnë në tregun rajonal, por edhe në Suedi, Angli, Itali dhe Gjermani.

Eksportet, tha ai, po gjejnë treg edhe jashtë Europës, por shtoi ministri, s’kemi ende një ekspansion drejt vendeve arabe, pasi ne eksportojmë kryesisht produkte të freskëta.

Burimi: ATSH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.