Partizani-Laci mbyllet me rezultatin 1-2, përballje e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 12′ Partizani do të kalonte në avantazh me Mensah. Pas një goditje dënimi të harkuar nga Rrapaj, sulmuesi me kokë shënon golin e avantazhit. Partizani u mundua të mbyllte takimin që në pjesën e parë me disa mundësi, por pa ia dalë të “vrasë” ndeshjen.
Në pjesën e dytë, Partizani u mundua të administronte takimin, por nuk kishte bërë llogaritë me Soboëalen. Në minutën e 83′, sulmuesi pas një rrotullimi mposht me një diagonale Qirkon. Emocionet nuk do të përfundonin këtu, sepse Laçi shënoi golin e dytë me Tresën dhe të fitores në fundin e takimit.
Një humbje që mban Partizanin në vendin e dytë në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Laçi tashmë është vetëm 5 pikë larg Tiranës së vendit të katërt, pozicion që të con në “Final-Four”.