Neymari konfrontohet keq me gjyqtarin kryesor pasi u zemërua nga ndërhyrjet e kundërshtarëve/ Shpëton mrekullisht pa u ndëshkuar

by KLIKOJE.AL

Neymar pati një konfrontim me gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes së Brazilit me Kolumbinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, por shpëtoi pa u ndëshkuar.

Kombëtarja e Brazilit ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022” pas fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Kolumbisë.

Goli i vetëm në këtë fitore të Selecaos erdhi në minutën e 72-të me anë të Lucas Paquetas, i cili shënoi pas asistimit të Neymarit.

Megjithatë, ndeshja ishte e tensionuar dhe bukur e ashpër gjatë 90 minutave, me episode të ndryshme mes lojtarëve, por edhe konfrontime me gjyqtarit.

Njëri nga momentet më flagrante ishte ai i fillimit të ndeshjes, ku aktori kryesor ishte Neymar.

Neymar pati një konfrontim verbal, por paksa edhe fizik me gjyqtarin kryesor, Roberto Tobar, në minutën e nëntë të ndeshjes.

https://twitter.com/brfootball/status/1458961680306782210?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1458961680306782210%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fneymari-zemeruar-nga-nderhyrjet-e-kundershtareve-konfrontohet-gjyqtarin-kryesor-shpeton-mrekullisht-pa-u-ndeshkuar%2F

Sulmuesi i Selecaos ishte i frustruar nga loja fizike e mysafirëve në fillimin e ndeshjes, me ndërhyrjet e në mbrojtje që e lanë atë disa herë në tokë.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint-Germain shpëtoi për mrekulli pa u ndëshkuar, edhe pse në raste të tilla, gjyqtari ua tregon kartonin.

https://twitter.com/PSGNewsINT/status/1459048309989990419?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1459048309989990419%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fneymari-zemeruar-nga-nderhyrjet-e-kundershtareve-konfrontohet-gjyqtarin-kryesor-shpeton-mrekullisht-pa-u-ndeshkuar%2F

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.