“Skuadër me lojtarë që shëtisin në fushë”, revolta e ish-kapitenit Nevil Dede për ecurinë e Tiranës: Duan të ndërrojnë historinë dhe identitetin

by S.M

Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede, u shpreh tepër i zhgënjyer për ecurinë e klubit bardheblu në këtë fillim të sezonit. Në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, Dede ndër të tjera deklaroi:

“Bordin mori një skuadër që e bënë të tjerët. Minimumi duhet të njihte organikën dhe karakteristikat e lojtarëve. Është fanatik vetëm i skemës 3-5-2. E pa që edhe atje nuk ia doli dot, është shumë shpejt për të folur për atë. Këtë trajnerin e Tiranës sa duhet ta presim? Duhet ta presim 2 vjet?  

Tirana ka ndërtuar një skuadër me disa njerëz që shëtisin në fushë. Këta dhe Vlora vazhdojnë të shëtisin. Nuk ma kap logjika, me 1 vit eksperiencë ke venë një të huaj kapiten të ekipit?! Duan të ndërrojnë historinë dhe identitetin, nuk kam fjalë”, u shpreh Nevil Dede.  

LEXO ME SHUME:Dinamo u bllokua në një barazim ndaj Bylisit, Ilir Daja nxjerr “xixa” në intervistë, ia faturon dështimin sulmuesve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.