Nesër ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë/ Mediat greke: Vizita vendimtare, ja për çfarë do të diskutohet

by KLIKOJE.AL

Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.