Dinamo triumfoi në transfertën e vështirë të Laçit. Në ndeshjen në kuadër të javës së 6-të të Superiores, dinamovitët fituan me rezultatin minimal 0-1, duke marrrë kështu një fitore mjaft të rëndësishme.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio.
“Çunat dhanë gjithçka në fushë, por ishte një ndeshje e vështirë për shumë motive. Ekipi dha shumë dhe kjo gjë na bën krenarë”, tha Luigi di Biagio.Nëse Dinamo u jep bezdi mjafton që ta dimë. Ka ndeshje që kemi fituar që nuk e meritonim, por edhe kemi humbur kur nuk e kemi merituar. Sot jam i inatosur sepse nuk mund të jepet një penallti ashtu. I gëzohemi kësaj ndeshje edhe për 3 pikët dhe djemt shkojnë përpara për ndeshjen tjetër.
Punojmë dhe japim shpirtin në fushë dhe stërvitje dhe duam respekt. Ne shikojmë dhe monitorojmë të gjitha stërvitjet. Unë jam përzgjedhësi për të mirë dhe të keq. Komplimenta edhe për çunat në pjesën e dytë. Trajnerin nuk e ndihmon vetëm 11-shja por i gjithë ekipi. Nuk mund të gëzohemi me kaq duhet të vazhdojmë më tej”, është shprehur trajneri italian i Dinamo City-t, Luigi di Biagio.