Nedim Bajrami në formacionin e javës së Serie A, mesfushori shfaqet përkrahë Osimen e Leao-s (FOTO)

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares u rikthye protagonist me Sasuolon në kampionat teksa ishte një nga më të mirët ndaj Salernitanas. Ndër të tjera, 25-vjeçari ishte edhe nismëtar i shumë aksioneve për skuadrën e tij duke merituar në fundin e ndeshjes, notën më të lartë te skuadra e Sassuolos. Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia.

Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Victor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Frattesi e Mancini. Për t’u theksuar gjithashtu se pjesë e këtij formacioni është edhe një tjetër shqiptar si Mërgim Vojvoda pjesë e Torinos.

LEXO MË SHUMË: Gol dhe asist për 7 minuta, Nedim Bajrami shkëlqen me Sassuolon pas rikthimit në formacion (video)

Nedim Bajrami u rikthye në formacion nga minuta e parë dhe menjëherë e ka shpërblyer besimin e trajnerit. “Fantazisti” shqiptar ka shënuar gol në përballjen kundër Salernitanës. Futbollisti 25-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-t të takimit. Bajrami nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin përtej vijës fatale, teksa gjendej me portën thuajse të zbrazët. Ndeshja aktualisht është në rezultatin 0-2 në favor të Sasuolos, ndërsa në lojë mbeten edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)