Gazetarja Zhaklin Lekatari ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku foli në lidhje me video-skandalin seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Lekatari deklaroi se vajzën e identifikuar si Alma Kaçi, e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e tij nuk e sheh si viktimë, edhe pse ajo deklaroi para autoriteteve se ishte ngacmuar seksualisht nga Gjici.
Sipas Lekatarit, ajo duhet ta kishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime.
“Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë që herën e parë është ngacmuar seksualisht dhe prandaj vendosi ta filmonte teksa përfshihej në aktin sekuasal sepse mendoi se ai e pëlqente. Ti kur u ndjeve e ngacmuar duhet ta kishe denoncuar, për t’u zbuluar dhe fakti që në zyrat e shtetit ka ngacmime të tilla, ka abuzime seksuale. Prandaj thashë që nuk i shoh si viktima, as Almën, asGjicin sepse ata janë viktima të njëri tjetrit, por ka përplasje.
E dimë që në Shqipërinë tonë problemet me drejtësinë janë të mëdha dhe ka një mungesë besimi. Por gjithsesi, ne duhet t’i respektojmë këto institucione. Duhet të denoncojmë rastin, t’i monitorojmë për zbatimi ne ligjit dhe t’u bëjmë preison.”- tha Zhaklina.