Në vendin e Luizit/ Shkodranët i bëjnë të papriturën Maestros në koncert!

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri, i prishën marrëdhëniet e tyre që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Madje, ata s’kanë bërë “paqe” as pasi dolën nga shtëpia dhe pasi loja përfundoi.

Megjithatë, Armaldo nuk i ka thënë “Jo” një oferte që ka marrë nga qyteti i Shkodrës, për të kënduar.

Mirëpo, ai ka shkuar në vendin e Luizit dhe njerëzit kanë dashur t’ia vendosin edhe njëherë në dukje këtë detaj.

Teksa ai këndonte gjatë koncertit, të pranishmit kanë thirrur emrin e fituesit të “BBV 2”.

Armaldo e ka marrë me sportivitet situatën, duke i drejtuar mikrofonin e tij, e duke iu kërkuar të thërrasin më fort.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!