Ernest Muçi mes më të mirëve në Conference League, dy golat shpërblejnë sulmuesin e Kombëtares

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëjmen e djeshme në Conference League. Në fitoren që ekipi i tij, Legia e Varshavës arriti përballë Aston Villas me rezultatin 3-2, shqiptari arriti të shënonte dy herë.

Kjo paraqitje fantastike e Muçit është shpërblyer duke e vendosur në mesin e më të mirëve. Futbollisti 22-vjeçar është pjesë e ekipit të javës së Conference League.

Në majën e sulmit i vetëm dhe me notën 8.5 duket se Muçi nuk ka fituar vetëm zemrën e tifozëve të ekipit polak, por edhe vëmendjen e Europës.

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)