“Në sfida më shfaqej imazhi i saj, u bë forca ime”, ja kujt ja dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

by KLIKOJE.AL

Dijonis Biba ishte fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe arriti të triumfonte, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Dijonisi ka thënë se fitoren ja dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.

Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.

“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi.

Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidës, ku ishte përballë Çiljeta Xhilagës dhe Ditea Berishës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.