Në mbështetje të Beogradit, kryediplomati i Togos del me lajmin drastik për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë, raportoi agjencia Beta.  

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, tha ai gjatë takimit në Beograd më 16 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic. Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe atëbotë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Daçiq ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që e duan një Kosovë të pavarur “duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare”.

Qeveria e Serbisë njoftoi se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar Dusseyn për “pozicionin parimor” të Togos, kur bëhet fjalë, siç ka thënë zyra e saj, për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025