“Në Kurbin do të shkojmë si Flamurtari”, Eqerem Memushi nxjerr sedrën labe: Laçi është më i favorizuar, por do të bëjmë lojën tonë

Eqerem Memushi

Flamurtari mori një fitore të rëndësishme sot përballë Apolonisë, duke prerë biletën për në “play-out”-in e Superiores, ku do të udhëtojë drejtë Kurbinit për t’u përballur me Laçin. Pas kësaj fitoreje shumë me vlera, trajneri i vlonjatëve Eqerem Memushi, i hedh sytë direkt në ndeshjen e së dielës dhe ankohet për takimet e shumta që skuadra e tij është detyruar të bëjë.

SKUADRA- Me Flamurtarin çdo përballje është e vështirë. Ky një takim është edhe në Laç, që duhet që kundërshtari është i favorizuar edhe nga fusha. Ne do të shkojmë si Flamurtari dhe do bëjmë lojën tonë. Për ne s’ka mbaruar asgjë, do jemi me këmbë në tokë dhe e kemi mendjen në takimin e të dielës.

DËMTIMET– Ne si skuadër jemi të kufizuar nga dëmtimet që kemi. Edhe Vucaj vinte nga një dëmtim. Janë shumë lojtarë me peshë që janë të dëmtuar. Megjithatë unë jam i kënaqur, i kam thënë edhe djemve gjatë gjithë kohës, nëse një skuadër formohet nuk ka më diferenca, diferencën e tregon fusha. Ata e kanë treguar tashmë. Po të shikosh këto takimet e fundit, ne kemi qenë gjithmonë dominant me të gjitha skuadrat, kemi krijuar volum loje dhe kemi shkuar te porta shumë herë. Ne ka munguar lojtari gol dhe sot u rikthye. Shpresoj të na ndihmojë në ndeshjen që kemi të dielën në Laç.

LAÇI-E dimë ne se si do shkojmë në Laç. Jo vetëm ne por të gjithë ekipet që kanë luajtur në “play-off” do të shkonin të rraskapitur. Në dy javë kemi bërë 5 takime. Ne nuk jemi në Premier Ligë që ta përballojmë. Kjo finale donte një kohë rikuperim për skuadrën time të paktën. Laçi është edhe më i favorizuar edhe nga fusha por edhe nga pushimi që ka bërë. Këtë e them edhe si trajner por edhe si ish-futbollist sepse kemi luajtur shumë finale dhe sidomos kur shkon me kohë shtesë…

LODHJA FIZIKE-Unë prisja që ne do të ishim më të lodhur por në fakt ishte Apolonia më shumë. Po insistoja në dhomat e zhveshjes që duhet ta godisnim se do ta dorëzonin lojën, por erdhi puna e penalltive dhe në fund na buzëqeshi fati ne”,- përfundoi Memushi.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)