Në Kukës fiton… mërzia; barazimi nuk i bën punë Teutës, mbetet e fundit në renditje

Kukësi dhe Teuta janë ndarë në një barazim pa gola në “Kukës Arena”, një rezultat më së shumti i shërbeu vendasve. Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan. Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36’ Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, skuadrat provuan të reagonin, por pa mundur të shkaktonin shkëndija të rrezikshme për portierët. Kështu Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7-ë me 16 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 13 pikë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)