Më në fund zbulohen opinionistët e “Big Brother VIP 3”/ E gjeni dot se kush janë?!

by KLIKOJE.AL

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.

Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kolltukët e opinionistëve?

Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebijaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarë shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.