Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milanit prestigj të ri në skenën ndërkombëtare. Me arritjen në mesin e 8 më të mirëve në Europë, ekipi kuqezi garantoi të paktën një të ardhur prej 71.4 milionë euro: 15.64 milionë vetëm nga pjesëmarrja, 30.20 milionë ndeshjet ndërmjet fazës së grupeve dhe fazës me eleminim direkt, pastaj janë edhe 14.79 milionë për koeficientin dhjetëvjeçar të kthimit dhe afërsisht 12.76 milionë fitime të nxjerra nga market pool. Nga ato duhen zbritur 2 milionë euro për shkeljen e “fair play”-it financiar.
Vitin e kaluar Milan, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë falë kualifikimit në 1/8, të ardhurat janë rritur me 26 milionë. Dhe, për fatin e kuqezinjve, kjo nuk është e gjitha.
SA FITOHET NGA CHAMPIONS
UEFA do të shpërndajë një total prej 2.022 miliardë eurosh për 32 klubet që marrin pjesë në turneun final. Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:
– 25% do të ndahen për kuotat fillestare (500.5 milionë euro);
– 30% do të ndahen për shumat fikse që kanë të bëjnë me shërbimet (600.6 milionë euro);
– 30% do të caktohet në bazë të renditjes së koeficientit të performancës 10-vjeçare (600.6 milionë euro);
– 15% do të lidhet me kuotat e ndryshueshme të lidhura me market pool (300.3 milion €).