Ndryshon lista e Kombëtares në prag të sfidës me Bullgarinë, Sylvinho thërret një debutues

by KLIKOJE.AL

Dëmtimet e Brojës e Dakut e largimi i Bares ka lënë boshllëk në grupin kuqezi. E kështu, duke qenë se Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore, lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime. Tekniku Sylvinho ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A sulmuesin Marvin Çuni. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinone në kampionatin italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme. Nesër Çuni do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola. Tani djaloshi do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.

Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës. Qendërsulmuesi u dëmtua gjatë ndeshjes me Çekinë. Nuk është me pjesë e grupit edhe mesfushorin Keidi Bare. Pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanyol për ta lënë të lirë, Sylvinho e ka lejuar të largohet. Motivi ka qenë ndeshjea e rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.