Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë tre personazhet që prej muajsh qëndrojnë në vëmendjen e publikut për çdo lëvizje që bëjnë në rrjetet sociale dhe jetën personale.
Dje Bora dhe Beatrix bënë lëmsh rrjetin me njoftimin se do të sillnin nga një këngë dhe u komentua gjerësisht në rrjet si një diss i hapur që i bënë njëra-tjetrës.
Mirëpo Bora si “me të qeshur me të ngjeshur” e shpjegoi se bëhej fjalë për 1 Prillin dhe se realisht nuk do të sillte asnjë këngë.
Nga ana tjetër Trixa publikoi dje në mbrëmje këngën me titullin “As unë si ti”.
Megjithatë një video e Borës ditën e djeshme është bërë virale në rrjet, teksa në prezantimin e Përputhen përmend padashje emrin e Trixës. Epo nuk ka faj e shkreta, sa shumë që do ketë folur për të dhe flitet vërdallë domosdo që edhe ne u themi njerëzve të familjes Trixa, Bora, Donald…
Bora thotë: “Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë… Kristos”.