NDIZET Tirana! Pas dy humbjeve, bardheblutë mposhtin Strugën e Shpëtim Duros (AUTORËT E GOLAVE)

Tirana vazhdon përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në Conference League, teksa sot ka zhvilluar një tjetër miqësore për të parë gjendjen e ekipit para duelit ndaj Dinamo Batumi në turin e parë të turneut europian.

Bardheblutë sot kanë mundur me shifrat 2-1 ekipin e Strugës, kampione e Maqedonisë së Veriut, në duelin e zhvilluar në Ohër. Pas dy humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin, për bardheblutë ka ardhur një fitore e rëndësishme për moralin, me protagonistë kryesorë Liridon Latifin dhe Ardit Hilën.

Golat e sfidës për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi u shënuan nga një në secilën pjesë të lojës, teksa Radeski shënoi golin e vetëm për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës