Ndiqte ndeshjet e Argjentinës nga vitrina e dyqanit, tifozi i moshuar merr dhuratën e madhe! Kompania i dhuron televizor për finalen

Një “gjysh” i ulur në karrigen e tij ndjek gjysmëfinalen e Argjentinës kundër Kroacisë para vitrinës së një dyqani elektroshtëpiake.

Imazhi u bë shpejt viral dhe pushtoi mediat e vendit të Amerikës së Jugut, duke nisur një ‘garë’ për të zbuluar se kush ishte ai plak i këndshëm dhe për t’i dhënë një televizor që ta lejonte të ndiqte Messin dhe shokët e tij.

Fotoja është realizuar nga një dëgjues i radios “Reporte 100.7”, nga qyteti i Paranës. “Një imazh që na jep shumë për të menduar… E diel 18, të gjithë i bashkohemi”. Më pas u zbulua se ai ishte një tregtar 82-vjeçar, Carlos Bejar, pronar i dyqanit të veshjeve “La Preferida”, një nga dyqanet më të vjetra të qytetit dhe që ndodhej jo shumë larg.

Vendimi për t’u ulur dhe për të parë ndeshjet e ‘Selesion’ në rrugë ka pak të bëjë me një çështje ekonomike. Në të vërtetë, ajo e Kroacisë nuk ishte e vetmja ndeshje që ai e pa kështu: ai e kishte bërë tashmë për ndeshjen kundër Holandës.

“Ishte për të qenë në gjendje të shihja me qetësi,” tha ai për mediat lokale. Megjithatë, fakti është se një kompani i dha atij një televizor të ri 4K 55 polsh dhe një antenë dixhitale tokësore. Por për finalen e nesërme kundër Francës, Carlos ka parashikuar që sipas zakonit të tij të kthehet para vitrinës së elektroshtëpiakeve. “Përderisa nuk më dëbojnë, unë do të qëndroj aty”, tha ai.

Related posts

Tirana, titullari humbet ndeshjen me Skënderbeun; pesë mungesa për bardheblutë (EMRAT)

“U provokuam nga lojtarët dhe Emiliano Çela”, tifozët e Flamurtarit me mesazh të qartë: Nëse nuk doni probleme mos na…

“Keqardhje që nuk do të festoj Superioren”, Agostinelli me shumë pengje për shkarkimin: Nuk dua të bëj polemika me Idrizin, por…