“Ndeshje e veçantë për mua”/ Xhaka rikthehet në Prishtinë si kundërshtar: Rezultati? Nuk dua të përgjigjem

Kosova pret të shtunën Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa në konferencë për shtyp u paraqit kapiteni Granit Xhaka. Mesfushori u shpreh shumë i emocionuar që do të luajë në Prishtinë.

“Është një ndeshje e veçatë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione. Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur njësoj, jemi përgatitur shumë mirë dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë. Trajneri tha kemi ardhur për fitore, por ti je dakord për barazim? “Nuk dua të përgjigjem”.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)