Teuta dhe Tirana kanë barazuar 2 me 2 në “Niko Dovana”. Një super ndeshje që u duk se do përfundonte me Tiranën fituese, pasi kryesonte 0 me 2 deri në minutën e 79’. Lloci i Teutës shënoi dopietë, për të barazuar në mënyrë të pabesueshme ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Superiores.
“Dua të them se është ndeshja më e keqe që kemi bë në vrazhdën e 10 ndeshjeve të fundit. I dhamë superioritet dhe na morën mesin e fushës. Pësuam gol nga distanca, duhet të ishim më të kujdesshëm. Pjesën e dytë pësuam gol shumë shpejt, na uli moralisht, pastaj ekipi luajti gjithçka për gjithçka. Pikë si fitore sepse në këto kushte është shumë e rëndësishme ana psikologjike. Një humbje do na bënte të binte morali. Është pikë si fitore, ndeshje të tjera na presin.
Llocit çfarë i the?
Bravo! Të vazhdojë kështu, është lojtar i ri dhe s’ka minutat e duhura. Është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.