Ndërron jetë Princi Filip, bashkëshorti i Elizabeth II

by KLIKOJE.AL

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta e dytë, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, ka njoftuar Pallati Buckingham.

“Me pikëllim të thellë Madhështia e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Filip, Dukës së Edinburgut”, thuhej në njoftim.

“Princi Filip ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”, sipas deklaratës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se Duka i Edinburgut “frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt”.

Princi u martua me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.

Gjatë muajit mars, Duka i Ediburgut, u lirua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim. Ai iu nënshtruar një procedure për një gjendje para-ekzistuese të zemrës në një spital tjetër të Londrës.


Burimi: Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.