Ndarja me Bashkimin dhe kthimin me ish të dashurin/ Alvisa i thotë troç në Përputhen!

by KLIKOJE.AL

Nga kjo javë emisioni “Përputhen” do të jetë në një format më ndryshe, teksa të ftuar do të jenë ish-konkurrentët nga 3 sezone për të rrëfyer të pathënat.

Alvisa Qarri, si një nga konkurrentet që ka përjetuar më shumë situata se çdokush tjetër në këtë emision, ishte dje e ftuara e parë.

E reja nga Vlora tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga ato që ka bërë në atë program.

Për ndarjen nga Bashkimi me të cilin doli çift, Alvisa u shpreh:
“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat.”

Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish të dashurin.

Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.

Po ashtu Alvisa deklaroi se nuk është rikthyer me ish të dashurin e saj, Hysenin, pavarësisht spekulimeve të shumta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.