“Ndaj Partizanit luajmë për revansh”, Edlir Tetova i qartë: Jemi në formë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër kryesuesve të Partizanit, që do të luhet nesër në orën 17:00.

Përballen dy skuadrat që kryesojnë kampionatin Abissnet Superiore dhe ndonëse vlerëson kundërshtarin, trajneri i Egnatias deklaron se synon fitoren në “Arenën e Demave”.

“Do të jetë ndeshje e bukur, luan vendi i parë me të dytë. Sigurisht që janë dy pikë, do mundohemi për revansh. Do shikojmë që të kemi një ndeshje të kujdesshme. Kemi kaluar një javë shumë të mirë. Vijmë pas dy fitoreve si në Ballsh dhe me Elbasanin. Skuadra gëzon një formë të mirë dhe jemi gati për ndeshjen.

Është një fushë e vështirë sepse terreni është sintetik. Këto fusha tashmë nuk kanë tabu sepse me këto terrene po stërvitemi. Tani ekipi ka tjetër fytyrë krahasuar me humbjen e fazës së parë, megjithatë do të kërkojmë maksimumin e pikëve”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

Related posts

“Nuk është pak të dominosh Vllazninë në Shkodër”, Ilir Daja fjalë të ëmbla për presidencën: Korrektësi maksimale në pagesa

Vllaznia kujtohet vonë të luajë futboll dhe ti bëj dëm Dinamos, inatin ia nxjerrin arbitrit (video)

Elbasani fiton pas 8 javësh mungesë dhe “zhyt” Bylisin në fundin e klasifikimit