Ndahet nga jeta themeluesi i parë i Tifozave Kuq e Zi, postimi: Burim frymëzimi dhe krenarie!

Tifozat Kuq e Zi, “besnikët” e kombëtares shqiptare, kanë humbur një nga personat më të rëndësishëm të historisë së tifogrupit. TKZ, tifogrupi i vetëm mbarëkombëtar që mbështet Shqipërinë dhe çdo sportist që çon lart flamurin kuqezi, u themelua më 25 dhjetor të vitit 2003. Dhe një prej organizatorëve të parë ishte Adnan Rezniqi, i cili krijoi edhe transparentin e parë të TKZ-së.

POSTIMI

E nderuara familje Rezniqi,

Tifozat Kuq e Zi me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Adnan Rezniqit.

Adnani do të mbahet mend për kontributin e çmuar në historinë tonë dhe sidomos për transparentin e parë që u krijua nga duart e tij. Transparent që na ka shoqëruar e përfaqësuar për vite me radhë.

Duke ju shprehur ngushëllimet tona më të ndjera, urojmë që veprimtaria dhe kujtimi për Adnanin të jenë burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne.

Me respekt,

Tifozat Kuq e Zi.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave