Nata e parë në paraburgim për Dani Alves kthehet në makth, zbulohet sjellja e çuditshme e futbollistit

Dani Alves u arrestua të premten në mbrëmje, pasi kreu i Gjykatës Ekzaminuese të Barcelonës numër 15, Concepcion Canton, dekretoi paraburgim të përkohshëm pa lirim me kusht, kjo për shkak se ish-lojtari i Barçës akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në tualetin e një klubi në Barcelonë, në natën e 30 dhjetorit.

Ndërsa ka kaluar natën e parë në paraburgim, mediet spanjolle raportojnë se Alves u trondit emocionalisht ndërsa ndodhej pas hekurave, duke u treguar shumë i heshtur kur iu ofrua t’u përgjigjej pyetjeve, duke mos e ndihmuar aspak veten me këtë sjellje. Alves, i cili kishte udhëtuar në Meksikë pas ngjarjeve të 30 dhjetorit në Barcelonë, këto ditë u kthye në kryeqytetin katalanas për shkak të sëmundjes së rëndë të vjehrrës së tij, e cila në fund vdiq.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës