Te Tirana ajo që mban në tension kampin bardheblu është gjendja e Filip Najdovski. Kapiteni nuk luan që nga zëvendësimi me Erzenin tre javë më parë, atëherë i justifikuar si tërheqje muskulare.
Klubi i qendroi këtij versioni, pavarësisht burimeve brenda klubit që tregonin për një thyerje totale të mardhënieve për shkak të anashkalimit në hierarki që iu bë maqedonasit, por tani jo më. Najdovski e vonon qëllimisht rikthimin në fushë, sepse nuk ka dëshirë të vazhdojë të luajë për Tiranën.
Një herë akuzon dhimbje në kavilje, pastaj shqetësim në pulpë, por e vërteta është se stafi mjekësor nuk gjen asgjë që nuk shkon te qendërmbrojtësi. Kapiteni, ose më mirë ish-kapiteni, ka nisur stërvitjet pjesërisht me grupin, por duket se përtej optimizmit për ta parë në fushë pas ndeshjes me Egnatian, qëllimi është për të mos vazhduar më të jetë pjesë e bardhebluve pas përfundimit të sezonit.