Kampionati në SHBA drejt mbylljes, ekipi i Serie A mendon të transferojë Myrto Uzunin

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni shumë shpejt mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të përfundojë në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit të Austin në MLS, po mendon kthimin në Europë.

Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar ka gjetur një klub të interesuar të sigurojë firmën e tij. Bëhet fjalë për Cagliarin në Serinë A, një klub i cili është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit për pjesën e dytë të sezonit ku ka si objektiv mbijetesën.

Ideja është që Myrto Uzuni të huazohet për pjesën e dytë të sezonit e më pas të diskutohet transferimi përfundimtar i Uzunit nga Austin. Në favor të kësaj marrëveshje është fakti që MLS është pushim deri në muajin mars dhe klubi amerikan mund të lejojë që lojtari të vazhdojë të luajë rregullisht gjatë këtyre muajve.

LEXO ME SHUME:Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave