Myrto Uzuni e nis mbarë vitin 2024, sulmuesi shënon me Granadën; realizimi i gjashtë për sulmuesin (video)

Myrto Uzuni ka shënuar golin e rradhës në LaLiga. Sulmuesi shqiptar është titullar për Granadan përballë Cadiz, e vlefshme për javën e 19-të të La Ligas. Ekipi i Granadas i ka varur shpresat te golat e sulmuesit shqiptar i cili deri tani ka shënuar 5 të tillë në 18 ndeshje të luajtura.

 

Në ndeshjen e sotme, fitorja është jetike për të marrë 3 pikë të arta për garën e mbijetesës. Ndeshja u ndez që në minutat e para teksa në të 3-tën, një kundërsulm rrufe i bardhekuqve gjeti Uzunin në mesin e zonës, por beratasi përballë portierit nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë duke gabuar shënjestër.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont