E KRYER/ Myrto Uzuni transferohet në SHBA, Granada përfiton shitjen rekord nga shqiptari

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni do e vazhdojë karrierën te Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada. “Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë.

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Myrto Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë. Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022. Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

FJALËT E DREJTORIT TË GRANADA-s

Uzuni dëshiron të largohet, ky është realiteti, ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin i MLS dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë.

Kanë bërë disa oferta, por shuma që nuk arrijnë atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është 9 milionë dollarë dhe unë u kam dërguar 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit.

Unë e respektoj që një profesionist dhe një lojtar do të përmirësohet, dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje pozitive për të dyja palët, atëherë perfekte, por gjithmonë duke përmbushur detyrimin tuaj, gjë që nuk e ndaj fare me Myrton dhe po më befason.

Ka rregullore dhe një kontratë të nënshkruar. Myrto ka pasur dy përmirësime në kontratë dhe ka kushte kontraktuale me klauzolë ndërprerjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, duhet të merremi me këtë.

Jemi në merkato dimërore, është një situatë shumë e komplikuar. Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm, Granada po mbron klubin dhe i kemi thënë që për të shkuar duhet të paguajë klauzolën e ndërprerjes, nuk ka negociat tjetër”.

LEXO ME SHUME:“Myrto Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas presin në stadium sulmuesin dhe i bëjnë kërkesën e veçantë (video)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana