Muskuj dhe regjim, Vora po zhvillon fazën përgatitore në Greqi, mund ekipin helen (REZULTATI)

Prej dy javësh Vora e drejtuar nga Artan Mërgjyshi po kryen fazën përgatitore në zonën malore të Nausës në Greqi, aty ku është një kompleks stërvitor që frekuentohet nga shumë klube në vendin fqinj, por jo vetëm. Miqësorja e parë e Vorës në tokën greke ishte ndaj skuadrës Doksa Dramas, që militon në Superligën 2, që është një nivel si Kategoria e Parë në Shqipëri.

Skuadra e Mërgjyshit fitoi me shifrat 2-0 me dy gola të shënuar që në pjesën e parë me Xheferson dhe sulmuesin Ariel Peralta.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…