Muriqi në versionin “BOMBER”, dy golat e sulmuesit mbajnë në lojë Kosovën; Zvicra del me 1 pikë nga Prishtina

by KLIKOJE.AL

Dygolëshi i Vedat Muriqit i dhuroi Kosovës një pikë në takimin përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 2-2. Goli Remo Freuler dhe autogoli i kapitenit Amir Rrahmani kaluan dy herë në avantazh helvetët.

Por ishte bomberi i Mallorcas që mposhti dy herë Yann Sommer, duke evituar humbjen e skuadrës dardane. Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.