Mungon vetëm zyrtarizimi, zbulohet paga e frikshme që do të përfitojë Sane te Bajerni

Bundesliga mund t’i gëzohet një lojtari të madh. Leroi Sane është një lojtar i Bajernit të Mynihut. Lojtari i kombëtares gjermane do të luajë në sezonin e ardhshëm për kampionët e Gjermanisë.

24- vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Sipas “Bild”- it, që bëri zyrtare lajmin e bujshëm në pasditen e djeshme, ardhja e Sanesë është një goditje e menaxherit të skuadrës, Hasan Salihamixhiç. Ky i fundit nuk u tremb nga kriza e pandemisë dhe bëri për vete një lojtar të madh si Sane. Ai  do t’i kushtojë Bajernit më pak se 50 milionë euro.

Shumë herë më pak sesa do ta blinin bavarezët një sezon më parë. Kujtojmë që nëse Sane do të zbarkonte në Mynih në verën e kaluar, kampionët do të paguanin 120 milionë euro për gjermanin. Një dëmtim në gju më 4 gusht të 2019-ës parandaloi një transferim të tijin. Me Sanenë, Komanin dhe Gnabrinë, Bajerni do të ketë në dispozicion tre superlojtarë. Kjo ka bërë që në Mynih të harrohet dyshja RobenRiberi që u largua në sezonin e kaluar.

Sane do të paguhet plot 17 milionë euro në sezon, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadrën bavareze. I vemti që qëndron sipër tij në këtë renditje është ylli polak, Robert Levandovski. Sulmuesi paguhet 20 milionë euro në vit.

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)