“Mungesa e stadiumit na penalizoi”/ Gugash Magani mesazh drejtuesve të Besës: Nuk kisha asnjë avantazh, luajtëm gjithë vitin jashtë

Besa vërtetë shpëtoi në limite, por si përfundim ishte vetëm dy pikë larg fazës “play off”. Nëse do të kishin një fitore më shumë, do të ishin ata dhe jo Apolonia në ndeshjet shtesë. Kavajasit do ta “qajnë” gjatë atë humbje me Orikun në Peqin.

Dhe është pikërisht faktori fushë që i dëmtoi kavajasit, pasi nuk është pak të luash gjithë sezonin jashtë. Dhe këtë vit janë sistemuar sa në stadiumin “Shkumbini” aq edhe në atë të Tomorit.

“Kur nisa kampionatin, besoja dhe më ishte premtuar se do të nisnin punimet për stadiumin ‘Besa’. Kjo nuk ndodhi, madje nuk po ndodh as sot. Pra, u detyruam të udhëtojmë sa në një stadium në tjetrin. Çdo ekip normal në prag të ndeshjes përjeton emocionet që të jep fusha jote.

Besa nuk e pati këtë avantazh dhe në shumë takime thuajse kemi luajtur pa praninë e tifozëve tanë. Askush nuk mund të mohojë se çfarë ndikimi të madh ka të luajturit në stadiumin tënd, ku mijëra tifozë brohorasin emrin e Besës. Ky ishte handikapi i parë dhe kryesor që ndikoi fuqishëm në objektivat tanë”, tha fillimisht peqinasi.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit