Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se personat që humbën jetën në bulevard, më 21-janar “i vrasin sa herë që vjen kjo datë”. Ai u shpreh në një intervistë për “Ora News” se provat që dalin sot nuk janë të reja. Sipas tij të gjitha rregjistrimet ekzistojnë tek policia, i kanë institucionet tona dhe përgjegësia është thjeshtë e Gardës së Republikës. Mes të tjerash Ndoka thotë se ishte prezent në protestën e 21 janarit dhe ka parë gjithçka madje ai thekson se mund të ishte dhe një prej viktimave, pasi ishte 5-6 metra larg nga Ziver Veizi që humbi jetën.
Por nga ana tjetër ai bën përgjegjës për ngjarjen vetëm personin që ka qëlluar mbi protestuesit dhe jo atë që dha urdhër.
“Kanë kaluar shumë vite. Unë kam qenë në shesh më 21 janar, madje 5, 6 metra larg nga njëri prej tyre që humbi jetën. Po keqpërdoret kjo situatë. Sa vjen 21 janari dalin konferencat e shtypit, kjo është pjesa më e turpshme. Së pari ka një ligj, nuk mund t’i japë asnjë politikan urdhër një gardisti të përdorë armën.
Gardisti e ka të qartë kur do të hapë zjarr, kur do të qëllojë në ajër. Provat që dalin sot nuk janë të reja. Të gjitha regjistrimet ekzistojnë te policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës. Ne ishim drejtuar që t’ju kërkonim të tërhiqeshin. Rama në atë kohë kishte frikë ishte futur thuajse poshtë urës së lanës. Unë e kam kuptuar që plumbat janë ushtarak.
Personazhi drejt nesh është gjuajtur nga turma me gur dhe ai nga frika e goditjeve ka ulur automatikun. Në atë moment mund të isha dhe unë një prej viktimave. Është përgjegjësia e atij që ka armën në dorë. Dhe nëse komandanti i gardës çmendet gardsti duhet të dijë për ligin. Të mbajë përgjegjësitë e veta. Këta I vrasin sa herë vjen 21-janari. Kjo është pjesa më e pisët”, ka thënë Ndoka.